Kryetari Rama priti në takim përfaqësuesit e Organizatës Islamic Relief Kosova

- 08 Feb 2022

Organizata Islamic Relief Kosova është duke kontribuar në rimëkëmbjen dhe rikonstruktimin pas luftës në Kosovë që nga viti 1999 duke u fokusuar kryesisht në zhvillimin e jetesës së qëndrueshme, mirëqenien psiko-sociale të fëmijëve, edukim, shëndetësi dhe programet e infrastrukturës dhe zhvillimit.
Komuna mirëpret çdo iniciativë që ka të bëjë me zhvillimin e qëndrueshëm dhe mirëqenien sociale të qytetarëve, andaj edhe ofruam gatishmërinë tonë në përkrahjen e organizatës për projektet e planifikuara.