Kryetari Rama vizitoi objektin e përcaktuar për ndërtimin e ‘Qendrës për Down Syndrome dhe Autizëm’

- 09 Feb 2022

Prishtinës i nevojitet një qendër adekuate e integruar për përkrahjen e personave me sindromën Down dhe autizëm.
Së bashku me ekipin e Komunës, Kryetari Rama vizitoi për të përcjellë ecurinë e punës në objektin e përcaktuar për ndërtimin e ‘Qendrës për Down Syndrome dhe Autizëm’.
Komuna e Prishtinës është mirënjohëse ndaj Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim - TİKA për mbështetjen në krijimin e mundësive të reja për zhvillim dhe gjithëpërfshirje.