- 10 Feb 2022
Kryetari Rama mbajti takim me përfaqësues të Iniciativës të të Verbërve të Kosovës në Odën e Komunës së Prishtinës. Përveç çështjes për përmirësimin e infrastrukturës me qëllim të lëvizjes së pavarur nëpër qytet, u diskutua edhe për mundësitë e punësimit të pjesëtarëve të komunitetit të të verbërve në institucionet publike.
Bashkëpunime të mëtutjeshëme do të ketë për transformimin “Prishtina për të gjithë”.