- 10 Feb 2022
Në takimin online të Kryetarit Rama me përfaqësues të Bankës Botërore, temë kryesore ishte ngrohja e qëndrueshme.
Përgjatë takimit, u diskutua hulumtimi i bërë nga Banka Botërore, masat që duhen ndërmarrë për zvogëlimin e ndotjes që kryesisht vjen nga djegia e qymyrit dhe e druve, si dhe përfshirjen e këtyre masave në dokumentet e planifikimit dhe në rregulloret komunale.