- 14 Feb 2022
Kryetari Rama, priti sot në takim ambasadoren e Suedisë në Kosovë, znj. Karin Hernmarck Ahliny dhe përfaqësuesit nga zyra e UN-Habitat në Kosovë.
Komuna mirëpret ekspertizën dhe përvojën e UN-Habitat për bashkëpunim në ndërtimin e qyteteve dhe komuniteteve të sigurta, të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse e po ashtu vlerëson Suedinë si partner të rëndësishëm dhe përkrahës të vazhdueshëm të projekteve për zhvillimin jo vetëm të Prishtinës.