- 14 Feb 2022
Kryetari Rama vizitoj Ministrin e Mbrojtjes, z. Armend Mehaj, me të cilin diskutuan për format e ndryshme të bashkëpunimit mes Komunës dhe Ministrisë së Mbrojtjes, sidomos në rastet e veçanta që kërkojnë nivel të shtuar të sigurisë në vend.
Për formalizimin e bashkëpunimit të ndërsjellë, u nënshkrua Vendimi që pjesëtarët e Forcave të Sigurisë së Kosovës i liron nga detyrimi për ta paguar shfrytëzimin e transportit urban. Kjo bëhet me qëllimin që të lehtësojmë lëvizjen e pjesëtarëve të FSK-së dhe në shenjë mirënjohjeje për punën e tyre të palodhshme për t'i ofruar siguri secilit qytetar të Republikës së Kosovës.