Asambleja Komunale e Fëmijëve të Prishtinës

- 15 Feb 2022

Asambleja Komunale e Fëmijëve të Prishtinës është një forum i rëndësishëm, i cili mundëson përfaqësimin e interesave të tyre dhe përfshirjen direkte në vendimmarrje, ngritjen e vetëdijesimit rreth të drejtave të fëmijëve dhe promovimin e vlerave shoqërore.
Në mbledhjen e mbajtur dje, e para për sivjet, Kryetari Rama së bashku me fëmijët u përkushtuan për t’i trajtuar çështjet me prioritet që kontribuojnë për një jetë të shëndetshme, të sigurtë dhe cilësore në arsim, kreativitet dhe mirëqenie.