- 22 Feb 2022
Në kuadër të projektit “Zhvillimi i Qëndrueshëm dhe Gjithëpërfshirës Ekonomik Rural” (SIRED), sot në agrobiznesin “99 Lule – çajra organike” në Slivovë të Prishtinës u bë inaugurimi i linjës së re e moderne për përpunim të bimëve mjekësore e aromatike përfshirë prodhim të kremërave për bebe që paraqet risi në Kosovë.
Ky zhvillim dhe modernizim i kapaciteteve të “99 Lule” dhe fuqizimi i grave fermere bashkëpunuese me këtë agrobiznes në regjionin e Prishtinës vjen si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë të Komunës së Prishtinës me Zyrën Austriake për Bashkëpunim dhe Caritas-in Zviceran në Kosovë.
Përveç përfaqësuesve të institucioneve të lartpërmendura pjesë e ceremonisë ishin edhe fermere nga Slivova.
Komuna e Prishtinës mirëpret zgjerimin e bashkëpunimit për të vazhduar përkrahjen e këtij sektori të bimëve mjekësore e aromatike.