- 01 Mar 2022
Drejtoria e Urbanizmit e Komunës së Prishtinës, ju fton të bëni tërheqjen e dokumentacionit ndërtimor/projekte konceptuale, ideore, kryesore dhe dokumentacionit tjetër, i dorëzuar në këtë drejtori, për të cilat projekte/kërkesa është përfunduar procedura administrative e vendosjes apo të njëjtat janë refuzuar.
Afati kohor për tërheqje do të jetë prej datës 01.03.2022 deri më datë 11.03.2022.