- 09 Mar 2022
Ftohen të gjithë Fermerët e Komunës së Prishtinës të cilët planifikojnë të bëjnë mbjellje të Mjedrës gjatë periudhës pranverore, në sesionin informues rreth Projektit SIRED për financim dhe mbështetje.
Në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës dhe Caritas Switzerland in Kosovo, Kompania EUROFRUTI është duke implementuar Projektin SIRED i cili ka për qëllim ngritjen e plantazhave të reja dhe zgjerimin e atyre ekzistuese.
Projekti SIRED financon 70% të vlerës së investimit.
Të interesuarit mund të vizitojnë selinë e Kompanisë EUROFRUTI në Fshatin Mramor, nga data 10.03.2022, deri më 31.03.2022 për informata më të hollësishme, nga e hëna deri të premten duke filluar prej orës 08:00 deri në orën 17:00.