Kryetari Rama mirëpriti në takim ambasadorin e SHBA në Kosovë, z. Jeffrey M. Hovenier

- 10 Mar 2022

Për herë të parë në Komunën e Prishtinës Kryetari z. Përparim Rama mirëpriti ambasadorin e SHBA në Kosovë, z. Jeffrey M. Hovenier, me të cilin diskutuan rreth mundësive të ndryshme të bashkëpunimit me fokus në transformimin e Prishtinës.

Bienalja “Manifesta” që do të mbahet sivjet në Prishtinë ishte një nga temat e veçanta.

Komuna e Prishtinës e vlerëson jashtë mase përkrahjen e vazhdueshme të SHBA për vendin tonë dhe mirëpresim çdo nismë të përbashkët për të realizuar projektin transformues “Prishtina për të gjithë”.