Nesër, nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, znj. Donjeta Sahatçiu, do të hap panairin "Wise Edu Day"

- 11 Mar 2022

Komuna e Prishtinës ju njofton se nesër, me datë 12.03.2022, në orën 10:00 do të hapet Panairi i Edukimit në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës.

Panairi i Edukimit ofron mundësi të ndryshme studimore në universitetet ndërkombëtare dhe informata të hollësishme për kritere dhe specifika të universiteteve përkatëse.

Ky panair organizohet nga Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Wiseword Kosova.

Ju mirëpresim!