Ekipet e Drejtorisë së Inspekcionit në terren për inspektimin e transportit, në linjat Prishtinë – Mitrovicë/Vushtrri/Podujevë

- 11 Mar 2022

Në vazhdën e aktiviteteve të planifikuara, Drejtoria e Inspekcionit, ka vazhduar me inspektimin e transportit, me fokus të veçantë, linjat Prishtinë – Mitrovicë/Vushtrri/Podujevë.

Gjatë këtij aksioni inspektues, inspektorët kanë hasur në persona që po ushtronin ilegalisht transportin e udhëtarëve si dhe në të tillë të cilët qëndronin në vende jo të parapara për qëndrim të mjeteve transportuese të udhëtarëve.

Gjithashtu, gjatë këtij aksioni, inspektorët komual të Komunës së Prishtinës, kanë kryer kontrolle edhe ndaj operatorëve transportues të mallrave të cilët janë hasur nëpër rrugët e Prishtinës.

Të gjithë atyre që janë kapur në shkelje të ligjeve dhe rregulloreve komunale, Drejtoria e Inspekcionit iu ka shqiptuar gjoba mandatore dhe njëherit ka kërkuar që shklejet e tilla të mos përsëriten.