Sot, filloi sezona e mbjelljes me lule dhe fidane dekorative në Prishtinë

- 21 Mar 2022

Me rastin e Ditës së Pranverës, Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Ndërmarrjen Publike "Hortikultura”, shënuan fillimin e sezonit të mbjelljes me lule dhe fidane dekorative.

Kryetari, Rama, bashkë me Drejtorin, grupin e ekologëve dhe mësimdhënësit e shkollës "Dardania", si dhe disa qytetarë vullnetarë, mbjelljen për këtë sezon e filluan në Parkun “Dardania”.