Kryetari, Rama merr pjesë në marshin "EC ME KËPUCËT E MIA’, nën organizimin e Shoqatës Down Syndrome Kosova

- 21 Mar 2022

Sot, në Ditën Botërore të Sindromës Down, Kryetari, Rama me kënaqësinë më të madhe bashkë me qytetarët e Prishtinës iu bashkangjitë marshit ‘EC ME KËPUCËT E MIA’, nën organizimin e Shoqatës Down Syndrome Kosova.

Qasja adekuate në kujdesin shëndetësor, në arsim, në tregun e punës dhe në aktivitete të ndryshme janë jetike për gjithëpërfshirjen në shoqëri dhe përmbushjen e potencialit të secilit individ të këtij komuniteti, prandaj Komuna e Prishtinës do të jetë më se e hapur për realizimin e këtij qëllimi!