Kryetari, Rama merr pjesë në shënimin e Ditës së Dizajnit Italian

- 22 Mar 2022

Tema e sivjetshme për shënimin e Ditës së Dizajnit Italian ishte ‘Dizajni Rigjenerativ’, i cili synon me pakësu dëmin që zhvillimi i ri ia shkakton mjedisit ku ndërtohet e me kthy dizajnin dhe ndërtimin në forca pozitive, që i përmirësojnë sistemet natyrale dhe i shtojnë vlerat shoqërore.

Prishtina është qytet me potencial dhe nevojë reale për rigjenerimin e ndërtesave, të rrugëve e të hapësirave publike.

Mirëpresim çdo lloj mundësie bashkëpunimi me dizajnerët italianë, prej të cilëve mund të përfitojmë duke parë konkretisht zbatime praktike dhe mundësi aplikimi për rigjenerimin e Prishtinës.