Njoftim - Për shkak të punimeve, mbyllet përkohësisht një pjesë e rrugës "Muharrem Fejza"

- 07 Apr 2022

Të nderuar qytetarë,

Drejtoria për Investime Kapitale dhe Menaxhimin e Kontratave është duke realizuar punimet në rrugën “Muharrem Fejza” në lagjen e Spitalit- Prishtinë.
Ju njoftojmë se, për shkak të mundësisë së asfaltimit për shtresën e parë të një segmenti rrugor, rruga që fillon nga kryqëzimi i rrugës “Muharrem Fejza” me rrugën “Ukshin Kovaçica” në drejtim të lagjes Mati do të mbyllet për qarkullim ditën e Premtë dhe të Shtunë, përkatësisht me datë 08 prill 2022 dhe 09 prill 2022, duke filluar nga ora 08:00-18:00.

Bashkangjitur gjeni situacionin e rrugës “Muharrem Fejza” që do te asfaltohet.