Njoftim - Nesër do të fillojë një javë testuese e ndryshimit të rrugës njëkahore “Hekurudhat” dhe rrugës “Magjistrale M2” në pjesën e rrethrrotullimit në hyrje të Prishtinës, në rrugë dykahore

- 07 Apr 2022

Të nderuar qytetarë,


Ju njoftojmë se nga nesër, me datë 08 prill 2022, nga ora 08:00, do të fillojë një javë testuese e ndryshimit të rrugës njëkahore “Hekurudhat” dhe rrugës “Magjistrale M2” në pjesën e rrethrrotullimit në hyrje të Prishtinës, në rrugë dykahore.
Shihni në fotografi për t’u informuar saktësisht për vendndodhjen e kësaj rruge.