- 15 Apr 2022
Për shkak të punimeve në rrugën “Muharrem Fejza”, në të cilën janë duke u bërë zhvendosja e trafos së rrymës si dhe zgjerimi i rrugës në atë pjesë, ju njoftojmë se segmenti i rrugës me gjatësi L=145m prej kryqëzimit të rrugës “Muharrem Fejza” me rrugët “Venet Bajrami” dhe “Lotë Vaku”, deri te kryqëzimi i rrugës “Muharrem Fejza” me rrugën “Vëllezërit Domaneku” në drejtim të lagjes “Mat”, do të mbyllet për qarkullim në datat 16,17,18 dhe 19 prill nga ora 8:00 deri në orën 18:00.
Bashkëngjitur gjeni situacionin e rrugës "Muharrem Fejza":