Njoftim për qytetarë - Të shtunën dhe të dielën testohet shndërrimi i gjithë unazës qendrore të Prishtinës në qarkore njëkahëshe për automjete

- 21 Apr 2022

Të dashur qytetarë,


Të shtunën më 23 prill dhe të dielën më 24 prill, do ta testojmë shndërrimin e gjithë unazës qendrore të Prishtinës në qarkore njëkahëshe për automjetet.


Do të funksionojnë, gjatë kësaj fundjave, krejtësisht si rrugë njëkahëshe:
- Rruga ‘Agim Ramadani’ që nga semaforët pranë ish-menzës së Studentëve e deri te rrethrrotullimi prapa ndërtesës së Komunës
- Rruga ‘UÇK’ nga Parlamenti e deri te ish-Kino Rinia.
- Rruga ‘Migjeni’ deri te ndërtesa e ish-OSBE
- Rruga ‘Luan Haradinaj’ deri te semaforët pranë Bankës Qendrore
- Rruga ‘Garibaldi’ deri te semaforët pranë Grandit
- Rruga ‘George Bush’ deri te semaforët pranë Katedrales
- Rruga ‘Eqrem Çabej’ deri te semaforët pranë ish-Menzës së Studentëve.


Lëvizja e trafikut nëpër unazën e mësipërme do të jetë njëkahëshe në të gjitha korsitë dhe krahët e rrugëve.