Aktivitet për pastrimin e hapësirës përreth Tullëtores së Prishtinës

- 21 Apr 2022

Aksion si ky i sotmi i duhen Prishtinës më shpesh e në çdo lagje urbane e rurale.

Kur punojmë për të mirën e përbashkët, rezultatin e gëzojmë të gjithë.

Në kuadër të ‘Ditës së Tokës’, sot bashkë me FSK - Forca e Sigurisë së Kosovës, Zjarrfikësit e Kosovës, Kosovo Police, filluam për herë të parë pastrimin e hapësirës përreth Tullëtores së Prishtinës, e cila është shëndrruar në një deponi ilegale.

Kjo hapësirë, e lënë mbas dore kaherë, do të revitalizohet dhe funksionalizohet në kuadër të bienales #Manifesta14.

Falënderojmë të gjitha institucionet e qytetarët që i janë bashkuar iniciativës tonë për pastrimin dhe lirimin e hapësirave të gjelbra të qytetit, me shpresë se kjo mendësi të vazhdojë përtej ‘Ditës së Tokës’ e të na përcjellë në çdo ditë të jetës.

Ta mbajmë të pastër Prishtinën tonë!