Ceremonia përmbyllëse e kampanjës #VajzatnëTIK22

- 28 Apr 2022

Të nderuar qytetarë,

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Vajzave në TIK, aktivitetet e për vjetshme individuale i bashkuam në një kalendar të vetëm për organizim të aktiviteteve të përbashkëta në 3 ditë me radhë, 26-28 prill.

Me iniciativën e Komunës së Prishtinës u bashkuan 16 organizata që kontribuojnë në promovimin dhe fuqizimin e vajzave dhe grave në TIK çdo ditë. Kjo iniciativë do të vazhdoj të organizohet në edicione çdo vit, me më shumë aktivitete dhe organizata partnere.

Prandaj, kemi kënaqësinë të ju ftojmë ta ndiqni ceremoninë përmbyllëse të kampanjës #VAJZATNËTIK22, sot, më datë 28 prill 2022, duke filluar nga ora 16:30, në Kino Armata, me ç’ rast Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës znj. Donjeta Sahatçiu do të mbajë një fjalë rasti.