Themelohet grupi punues në bashkëpunim edhe me aktorë jashtë strukturës komunale për trajtimin e qenve endacakë në Kryeqytet

- 28 Apr 2022

U themelua grupi punues në bashkëpunim edhe me aktorë jashtë strukturës komunale për trajtimin e qenve endacakë në Kryeqytet.

Grupi Punues do të përbëhet nga:
1. Komuna e Prishtinës;
2. Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL);
3. Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR);
4. Agjencia e Ushqimit dhe e Veterinarisë e Kosovës (AUVK);
5. Oda e Veterinerëve të Kosovës (OVK);
6. Policia e Kosovës (PK);
7. Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve (FDK);
8. Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK).

Jemi duke e trajtuar këtë çështje me seriozitetin më të lartë, duke zhvilluar strategji afatshkurtër, afatmesme dhe afatgjatë për zgjidhjen e problemit, mirëpo për të arritur rezultatet e dëshiruara, nevojitet bashkëpunim i ngushtë dhe i mirëfilltë me nivelin qendror dhe komunat tjera të vendit.