Mbahet seanca e katërt e Kuvendit Komunal të Prishtinës

- 11 May 2022

Në mbledhjen e katërt të Kuvendit të Kryeqytetit u diskutuan këto pika të rendit të ditës:

1. Propozimvendimi për shfuqizimin e pjesёrishёm tё Vendimit pёr miratimin e pakos ekonomike emergjente “Prishtina 2”, me nr. 01-030/01-0088887/20, i dt. 11.06.2020;
2. Propozimvendimi pёr subvencionimin e klubeve tё basketbollit, hendbollit dhe volejbollit nё Prishtinё;
3. Propozimvendimi pёr ndarjen e mjeteve pёr organizimin e aktiviteteve ‘’3x3 Prishtina Fiba Challenger’’;
4. Propozimvendimi për subvencionimin e nënave lehona, përfituese tё skemës sociale (për të posalindurit e tyre);
5. Propozimvendimi pёr ndarjen e mjeteve financiare kompanisë rajonale të mbeturinave “Pastrimi”, SHA nё Prishtinё;
6. Propozimvendimi pёr konsulta paraprake publike lidhur me projektrregulloren pёr ndryshimin dhe plotёsimin e Rregullores pёr organizimin dhe bashkёpunimin e komunёs me fshatrat, vendbanimet dhe lagjet urbane nё territorin e Komunёs sё Prishtinёs nr. 01-030/01-0134831/18 e dt. 06.06.2018;
7. Propozimvendimi pёr themelimin e komiteteve tё tjera tё Kuvendit tё Komunёs sё Prishtinёs;
8. Propozimvendim për dhёnien nё shfrytёzim tё pronёs sё paluajtshme tё Komunёs sё Prishtinёs ‘’The Sunny Hill”, SHPK;
9. Propozimvendimi pёr subvencionimin e NPL “Sport Marketing”;
Falënderoj të gjithë asambleistët e Kuvendit Komunal për bashkëpunimin për të çu përpara vendime me rëndësi të lartë për mirëqenien e qytetarëve dhe për ta jetësu programin për Prishtinën e përjetimeve!