Komuna e Prishtinës pjesë e "Streets for Kids Leadership Accelerator"

- 11 May 2022

Iniciativa Globale për Projektimin e Qyteteve (GDCI - Global Designing Cities Initiative) ka kënaqësinë të njoftojë 20 qytetet që janë përzgjedhur për të marrë pjesë në programin 2022-2023 ‘Streets for Kids Leadership Accelerator’.

Kjo iniciativë, e parë në llojin e saj, është krijuar për të mbështetur ndryshuesit në katalizimin e projekteve për të përmirësuar jetën e fëmijëve në qytetin e tyre.

Programi do të mbledhë 60 kampionë ‘Streets for Kids’ nga 20 qytete anembanë globit, duke i lidhur ato përmes një programi tetë-mujor të udhëheqjes virtuale.

Për herë të parë Prishtina bëhet pjesë e këtij programi me anëtarë nga Komuna e Prishtinës.