- 11 May 2022
Në tryezën e organizuar nga projekti DEMOS i implementuar nga Helvetas Swiss Intercooperation, u diskutua një temë mjaft e rëndësishme: Ligji për Kryeqytetin.
Marrë parasysh se ky ligj është një kategori kushtetuese dhe domosdoshmëri për një jetë më të mirë, më të lehtë dhe më të sigurt për qytetarët e Kryeqytetit, u diskutua për nivelin e zbatimit, efektet e arritura si dhe mundësinë e ndryshimit e plotësimit të këtij ligji.