Ofertë për shërbime hoteliere në Pishinën e Gërmisë në Prishtinë

- 16 May 2022

Në bazë të Statutit të NPL“Sport Marketing” sh.a. dhe programit të punës për sezonin veror të vitit 2022, për menaxhimin e Pishinës në Gërmi, NPL”Sport Marketing” rishpall ofertë për shërbime hoteliere të cilësisë së lartë në lokacionin e pishinës per sezonen verore 2022.


Historiku:


NPL“Sport Marketing” sh.a. Prishtinë ka në menaxhim Pishinën në Gërmi. Në MTI është e regjistruar si NPL“Sport Marketing” sh.a Çertifikata nr. 810454497 dt. 17.l0.2000.


1. Kërkojmë partner biznesi për sigurimin e shërbimeve hoteliere gjatë Sezonit Veror 2022. Shërbimet duhet të jenë të kualitetit të lartë, sipas standardeve evropiane. Çmimet duhet të jenë të pranueshmë për rininë shkollore, universitare dhe për të gjithë vizitorët që vijnë në pishinën e Gërmisë. Ushqimi që duhet të propozohet: hamburger, ushqim nga skara, mish pule, pica dhe të tjera, akullore, pije freskuese dhe pije joalkoholike.


2. NPL“Sport Marketing” sh.a. ofron lokacionin e pishinës në Gërmi, si dhe kyçjen në rrjetin elektrik dhe atë të ujit.
Por, hapësira e amfiteatrit të pishinës dhe fushat sportive të tenisit i mbesin në dispozicion NPL“Sport Marketing” sh.a , mirëpo për të organizuar manifestime sportive dhe mbrëmje kulturo-artistike me marrëveshje herë hërë mundet me e shfrytëzuar edhe fituesi i kontatës (d.m.th.me aneks kontrate).


3. Ofertat duhet të përfshijnë:
– shumën e propozuar për shfrytëzimin e lokacionit gjatë sezonës 2022,
çmimi fillestar është prej 20.000.00€
– Pagesa e mjeteve duhet të bëhet menjëherë pas lidhjes së kontratës në afat prej 2 (dy) ditësh.
– Përshkrimin e ushqimit të propozuar dhe pijeve freskuese (me sasi dhe çmim)
– Përshkrimin e instalimeve për shitje, me plan të detajizuar,
– Planifikimi i numrit të punonjësve,
– Përshkrimin e sistemit higjenik dhe sistemit për pastrim.
– Për të marrë pjesë në shpallje duhet deponuar mjete në vlerë prej 100€ në llogarin e NPL “Sport Marketing”, në bankën BPB me nr. të xhirollogarisë 1300-2712-001184.61. Pas përfundimit të procesit vlera 100€ do t’i mbetet Kompanisë.


4. Afati i dërgesës së ofertave është prej 16.05.2022 – 23.05.2022.


5. Ofertat e mbyllura në pliko duhet të dërgohen në zyrën kryesore të “Sportmarketingut” në Prishtinë, më së largu deri më 23.05.2022 deri në ora12:00 h ato të cilat arrijnë pas kësaj date do të refuzohen.


6. Hapja e ofertave do të jetë publike në prezencë të përfaqësuesëve të kompanive me 23.05.2022 në ora 13:00h në adresën e poshtë shënuar. Ofertën do ta fitoj Kompania e cila ofron kushte më cilësore dhe çmimin më të lartë se çmimi fillestar.

NPL “SPORT MARKETING”sh.a
Rr. Sylejman Vokshi 5/a PRISHTINË
Numri i tel. kontaktues:
+38338704779
e-maili: kpk_sportmarketing@yahoo.com