Njoftim për takim me qytetarë - Lagjja Kalabria

- 17 May 2022

Të nderuar qytetarë të lagjes Kalabria,
 
Bazuar në proceset e planifikimit të cilat i kemi në proces por edhe duke u bazuar në takimet që janë mbajtur më herët lidhur me hartimin/kompletimin e Planit Rregullues të Hollësishëm - “Kalabria”, në emër të Qytetit të Prishtinës, Kryetari, z. Perparim Rama ju fton të merrni pjesë në punëtorinë e ardhshme në të cilën do të diskutohen problematikat e lagjes tuaj.
 
Punëtoria do të mbahet në Shkollën Fillore “7 Marsi” në Lagjen Kalabria të dielën, më 22 maj, nga ora 10:00 – 12:00.