Njoftim për qytetarë - Testimi i dytë i shndërrimit të gjithë unazës qendrore të Kryeqyetetit në qarkore njëkahëshe për automjetet

- 20 May 2022

Të dashur qytetarë,

Ju njoftojmë se, të shtunën më 21 maj dhe të dielën më 22 maj, duke filluar nga ora 06:00-23:40 vazhdon testimi i dytë i shndërrimit të gjithë unazës qendrore të Kryeqyetetit në qarkore njëkahëshe për automjetet.

Qarkorja njëkahëshe gjatë kësaj fundjave do të jetë funksionale në drejtim të rrugëve:

- Rruga “Agim Ramadani”që nga semaforët pranë ish-menzës së Studentëve e deri te rrethrrotullimi prapa ndërtesës së Komunë
- Rruga “UÇK” nga Parlamenti e deri te ish-Kino Rinia.
- Rruga “Migjeni” deri te ndërtesa e ish-OSBE
- Rruga “Luan Haradinaj” deri te semaforët pranë Bankës Qendrore
- Rruga “Garibaldi” deri te semaforët pranë Grandit

Ndërsa, siç edhe ju kemi informuar më herët, po në këto data, rrugët e poshtë cekura do të jenë të mbyllura për automjete dhe do të shfrytëzohen për aktivitetet e parapara në “Festivali i Pranverës”.

- Rruga “George Bush” deri tek semaforët pranë Katedrales.
- Rruga “Garibardi” deri tek semaforët pranë rrugës”Dritan Hoxha”.

Ju bëjmë thirrje qytetarëve të kenë durim përgjatë kësaj periudhe provuese të ndryshimit të qarkullimit me automjete, meqenëse qëllimi kryesor i testimit është zgjidhja afatgjate e lirimit të hapësirave të lëvizjes për këmbësorë sipas rekomandimeve të task forcës rrugore, si dhe lirimi i mbingarkesës së trafikut rrugor.