- 17 Feb 2015
Sot, Kuvendi i Komunës së Prishtinës mbajti mbledhjen solemne ma rastin e 7 vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës
Me këtë rast, në fjalën e tij, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ua urojë të gjithë qytetarëve këtë përvjetor të pavarësisë, por tha se kësaj Republike i duhet më shumë punë për një mirëqenie më të plotë. Në fillim të fjalimit të tij, Ahmeti kërkoi një minutë heshtje për të gjithë të rënët për pavarësi.
“Të gjithë qytetarëve iu dëshirojë që të kenë sa më shumë zhvillim, drejtësi, dhe sa më shumë barazi. Definicioni i Republikës, siç janë një pjesë e madhe e shteteve të botës sot, është vetë populli. Sa më të fortë që të jenë qytetarët e këtij vendi, aq më e fortë do të jetë edhe Republika. Urojë që qytetarët tanë, populli ynë të na mbajë përgjegjës të gjithë ne politikanëve sepse kjo Komunë, ky shtet iu takon pikërisht atyre, qytetarëve. Politikanët shkojnë e vijnë, e populli është ai që mbetet. Ky shtet duhet të forcohet çdo ditë”, tha Ahmeti.
Por, kryetari Ahmeti u shpreh se ndonëse shteti e kemi krijuar me 17 shkurt, të gjithë e dinë se edhe në qytetin e Prishtinës, edhe në Republikën e Kosovës, ka mbetur edhe shumë punë për t’u bërë.
“Andaj, iu urojë të gjithëve një vit të suksesshëm, ndonëse e dimë se gjendja ekonomike dhe sociale nuk është më e mira dhe nuk është ajo që e kemi dëshiruar para shtatë viteve. Por ne sot mund duhet të angazhohemi që të punojmë sa më shumë për këtë Republikë dhe sa më shumë për mirëqenien e qytetarëve të saj”, tha kryetari Ahmeti.
Gjithashtu, në këtë seancë për punëtorët që kanë kontribuar për më shumë se 30 vite si nëpunës komunal, u ndanë mirënjohje për kontributin e dhënë në Komunën e Prishtinës.