Marrëveshje bashkëfinancimi ndërmjet Fondacionit të Mijëvjeçarit të Kosovës dhe Komunës së Prishtinës

- 20 May 2022

Lajm fantastik për banorët e lagjes “Ulpiana”!

U nënshkrua “Marrëveshja e Bashkëfinancimit” nëpërmjet Fondacionit të Mijëvjeçarit të Kosovës dhe Komunës së Prishtinës
për rinovimin dhe përmirësimin e furnizimit me energji të ripërtërishme në Ndërtesat Shumëbanesore, të njohura për qytetarët si ‘Soliterët e Ulpianës’.

Punimet do të fillojnë të hënën!