- 27 May 2022
Kryetari Rama, merr pjesë në ‘Forumin e Bizneseve të Diasporës’, me përfaqësues të bizneseve të suksesshme të diasporës shqiptare që asnjëherë nuk i këputën lidhjet me vendlindjen - sepse edhe ai është njëri prej jush!
Kryeqytetit i intereson bashkëpunimi me të gjitha bizneset që sjellin projekte kreative për infrastrukturën shoqëruese urbane, për agroturizëm, për zona private shëndetësie, për turizëm malor, që aktivizojnë zonat rurale, e që projektet i ndërlidhin me zhvillimin ambiental.
Çdo biznes që synon t’i shtojë vlerë Kryeqytetit dhe të ofrojë mundësi për qytetarët e Prishtinës, është më se i mirëpritur. Dyert i ka të hapura në Komunë të Prishtinës!