Bëhet pastrimi i përgjithshëm i rrugës "Muharrem Fejza" dhe rikultivimi i hapësirave të gjelbra

- 28 May 2022

Kryetari, Perparim Rama dhe Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Ilirik Musliu panë sot nga afër pastrimin e thellë të rrugës “Muharrem Fejza”.

Punëtorët e Ndërmarrjes Publike “Hortikultura” vazhdojnë të bëjnë një punë fantastike në kultivimin e hapësirave të gjelbra dhe mbjelljen e luleve!

Komuna e Prshtinës është duke punuar intenzivisht në përpilimin e rregullores për të caktuar oraret e qarkullimit të furnitorëve dhe automjeteve me peshë të rëndë për të liruar trafikun dhe hapësirat përreth.