Kryetari, Rama pret në takim Ministren e Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë, znj. Mirela Kumbaro dhe Kryebashkiakun e Gjirokastrës, z. Flamur Golemi

- 30 May 2022

Kryetari, Rama pret në takim Ministren e Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë, znj. Mirela Kumbaro Furxhi, me të cilën shkëmbyen ide të ndryshme për të zhvillu e ndërlidhë më tutje turizmin e vendeve tona, gjithmonë duke pasë parasysh mirëqenien e mjedisit.

Veç asaj, në kuadër të promovimit të eventeve kulturore, u dakorduan bashkë me Kryebashkiakun e Gjirokastrës, z. Flamur Golemi që të organizojnë ‘Ditët e Prishtinës’ në Gjirokastër, për të forcu më tutje sinergjinë në mes të qyteteve tona.