- 31 May 2022
Të nderuar qytetarë,
Ju njoftojmë se me datën 04.06.2022, ditën e shtunë, nga ora 09:00, Komuna e Prishtinës, do të bëjë pastrimin gjeneral të rrugës “Rexhep Luci” dhe rrugës “Nurije Zeka” me rrugët lidhëse, si dhe hapësirat tjera publike në këtë zonë. Pas pastrimit, do të bëhet edhe rikultivimi i sipërfaqeve të gjelbëruara në këto hapësira.
Komuna e Prishtinës kërkon nga banorët e lagjes që këtë ditë të mos i parkojnë automjetet në parkingun paralel me shiritat qarkullues të rrugës dhe as në trotuare për të mos penguar në realizimin e punimeve.
Lusim qytetarët të bashkëpunojnë sepse në rast të mos respektimit të këtij njoftimi nuk do të marrim përgjegjësi për dëmtime të veturave apo mjeteve tjera motorike në këto rrugë dhe hapësira tjera publike të kësaj zone.
Ju falënderojmë për mirëkuptim!