Kryetari, Rama pret në takim Ambasadoren e parë të Izraelit në Kosovë, znj. Tammy Ziv

- 31 May 2022

Kryetari, Rama mirëpriti sot Ambasadoren e parë të Izraelit në Kosovë, znj. Tammy Ziv.

Bashkë diskutuan për mundësitë e panumërta të bashkëpunimit për zhvillimin e Kryeqytetit në sektorë të ndryshëm si: kulturë, edukim, sport, biznes, e sidomos në shtyerjen përpara të ‘Agjendës së Gjelbër’ dhe programit për fuqizimin e grave të Prishtinës.