- 31 May 2022
Kryetari, Rama nënshkruan “Kartën për Komunën e Gjelbër dhe të Qëndrueshme" përmes së cilës synohet të përmirësohet cilësia e jetës në Komunat e Kosovës nëpërmjet zhvillimit të qëndrueshëm urban, social dhe ekologjik.
Për të përmbushur objektivat e ‘Agjendës së Gjelbër’ kërkohet bashkërendim i mirëfilltë mes nivelit qendror dhe atij lokal, e kjo “Kartë” neve si Komuna na vendos para një përgjegjësie tepër të madhe, të cilën, të gjithë Kryetarët e pranishëm me kënaqësi e pranuan, për një të ardhme më të mirë e më të shëndetshme të të gjithë qytetarëve dhe të brezave që do të vijnë.