Nënkryetarja, znj. Donjeta Sahatçiu merr pjesë në Samitin Global të Grave në Teknologji, Paris

- 31 May 2022

Nënkryetarja, znj. Donjeta Sahatçiu merr pjesë në Samitin Global të Grave në Teknologji, i cili u mbajtë në Paris gjatë datave 30 & 31 Maj 2022.

Nën Patronazhin e Lartë të znj. Elisabeth Moreno, Ministre franceze për Barazi Gjinore, Diversitet dhe Mundësi të Barabarta, Women in Tech i bëri bashkë në Paris 300 gra politikëbërëse, avokuese, krijuese, inovatore rreth temës "Heroinat që e formësojnë të nesërmen" me qëllim që të informojë, frymëzojë dhe katalizojë përpjekjet e përbashkëta për të reduktuar hendekun gjinor dhe digjital në fushat STEAM deri në vitin 2030.

Gjatë pjesëmarrjes në samit, znj. Sahatçiu u angazhua që gratë inspiruese siç janë Dr. Christyl Johnson - Zëvendësdrejtore për Investime në Teknologji dhe Kërkim në NASA dhe Valentina Munoz Rabanal - Ambasadore e SDG-ve për të Rinjët në OKB të vijnë në Prishtinë dhe t'i sjellin përvojat e tyre në vendin tonë.