Asambleja Komunale e Fëmijëve të Prishtinës

- 01 Jun 2022

Asambletë e Fëmijëve janë vendet tona të domosdoshme të takimit, sepse janë vende ku këta fëmijë formohen dhe përgatiten për përgjegjësitë mbarëshoqërore që nesër do ta kërkojnë vendimmarrjen e tyre.

Po planifikojmë një të ardhme të ndritur për fëmijët e Prishtinës, andaj edhe i siguruam se të gjithë neve këtu në Institucionin e Kryeqytetit do të na kenë partnerë për çdo plan apo ide që ata dëshirojnë ta shtyjnë përpara.