Drejtoria e Inspekcionit rrënon 2 objekte pa leje

- 02 Jun 2022

Drejtoria e Inspekcionit – Komuna e Prishtinës pas përfundimit të të gjitha procedurave të parapara ligjore, sot, përkatësisht dje, ka bërë rrënimin e dy objekteve të cilat kishin filluar të ndërtohen pa leje të organit kompetent komunal, saktësisht Drejtorisë së Urbanizmit.

Drejtoria e Inspekcionit me këtë rast iu bënë thirrje të gjithë qytetarëve të Komunës së Prishtinës që të përmbahen dhe të mos fillojnë asnjë lloj pune në fushën e ndërtimit pa u pajisur paraprakisht me leje të ndërtimit, në të kundërtën, ndryshe nga vullneti dhe qasja aktuale e qeverisjes së re të Komunës, jemi të detyruar të ndërmarrim masa të ngjashme rrënimi, të rënda e të kushtueshme për të gjithë.