Drejtori i Bujqësisë, z. Plator Gërdovci viziton një bletar në Hajkobillë

- 02 Jun 2022

Drejtori i Bujqësisë, z. Plator Gërdovci viziton një ndër bletarët më të zotë të Prishtinës, Dardan Behluli.

Në vizitë ishte bashkë me këshilltarët e kryetarit të Komunës së Prishtinës, z. Bekim Brestovci dhe z. Sokol Sallahu, ku dëgjuan kërkesat, sfidat dhe idetë nga Dardani, në shërbim të krijimit të një plani për ndihmë që mund t'a shtoj Drejtoria e Bujqësisë për zhvillimin e mëtejmë të bletarisë.

Komuna e Prishtinës do të angazhohet në krijimin e kushteve të favorshme për bletarët duke ua hapur perspektivën për të qenë sa më konkurrentë në tregun vendor.