Informatë e rëndësishme - Matjet teknike në Pejton, Pallati i Rinisë, Tre Sheshirat

- 07 Jun 2022

Prishtina HeatSave është investim nga Fondacioni i Mileniumit të Kosovës (MFK) & Korporata e Sfidave të Mileniumit (MCC), me qëllim të modernizimit të sistemit të matjes së shpenzimeve të ngrohjes përmes Termokos. Prishtina HeatSave do të mundësojë kalimin e konsumatorëve të Termokos nga faturimi sipas hapësirës së matur, në faturim në bazë te konsumit. Instalimin e alokatorëve, valvulave termostatike dhe matësve, do të bëhet falas nga ekipa e specializuar e Prishtina Heat Save.

Ekipet hulumtuese, me uniforma, të autorizuar nga Komuna e Prishtinës, Termokos-i dhe MFK po vijnë tek shtëpitë tuaja për të bërë matje teknike dhe për të analizuar gjendjen e radiatorëve. Matjet teknike kanë përfunduar në lagjet; Ulpiana, Bregu i Diellit dhe janë në përfundim të pjesës Qendër. Më pas do të vazhdojnë në Kalabri dhe Dardani.

Orari i matjeve teknike ne pjesët e mbetura të Qendrës është si më poshtë kurse për tutje ju njoftojmë.

 

Për t'u informuar në kohë reale, bashkohu me komunitetin tonë në Viber duke klikuar këtë link https://bit.ly/3y14YUM apo vizito: www.termokos.org/heatsave