Komuna e Prishtinës është në proces të vazhdueshëm të identifikimit dhe eliminimit të drunjëve të dëmtuar të cilët paraqesin rrezik potencial si rezultat i kushteve të rënda atmosferike

- 08 Jun 2022

Komuna e Prishtinës nëpërmjet Hortikulturës dhe Organit Mbikqyrës është në proces të vazhdueshëm të identifikimit dhe eliminimit të drunjëve të dëmtuar të cilët paraqesin rrezik potencial si rezultat i kushteve të rënda atmosferike, si dhe krasitjes së disa prej tyre për të evituar rrezikun nga kabllot e rrymës.

Deri tash është bërë realizimi i prerjeve dhe krasitjeve në rr. "Abedin Rexha" dhe në "Parkun e Qytetit".

Planifikohet që me të njejtat procedura do të vazhdohet sot në "Tauk Bashqe", në rr. "Simon Shiroka" - Zona Qendër, në rr. "Jonuz Zejnullahu" dhe në vende të tjera që mund të paraqesin rrezik për qytetarët.