- 20 Feb 2015
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti priti në takim ministren e Ministrisë së Kulturës e Republikës së Shqipërisë, Mirela Kumbaro
Në këtë takim u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit ndërinstitucional në fushën e kulturës, pasi që siç u tha në këtë takim, edukimi i një brezi bëhet përmes kulturës dhe institucionet duhet të kenë programe dhe koncepte të veçanta për të tërhequr publikun.
Në takim ishin prezent edhe ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, drejtorja e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Saranda Bogujevci dhe udhëheqësja e kabinetit, Fitore Pacolli.