Informatë e rëndësishme - Matjet teknike në Lakrishte, Dardani

- 08 Jun 2022

Prishtina HeatSave është investim nga Fondacioni i Mileniumit të Kosovës (MFK) & Korporata e Sfidave të Mileniumit (MCC), me qëllim të modernizimit të sistemit të matjes së shpenzimeve të ngrohjes përmes Termokos. Prishtina HeatSave do të mundësojë kalimin e konsumatorëve të Termokos nga faturimi sipas hapësirës së matur, në faturim në bazë te konsumit. Instalimin e alokatorëve, valvulave termostatike dhe matësve, do të bëhet falas nga ekipa e specializuar e Prishtina Heat Save.

Ekipet hulumtuese, me uniforma, të autorizuar nga Komuna e Prishtinës, Termokos-i dhe MFK po vijnë tek shtëpitë tuaja për të bërë matje teknike dhe për të analizuar gjendjen e radiatorëve. Matjet teknike kanë përfunduar në lagjet; Ulpiana, Bregu i Diellit dhe janë në përfundim të pjesës Qendër. Më pas do të vazhdojnë në Kalabri dhe Dardani.

Për t'u informuar në kohë reale, bashkohu me komunitetin tonë në Viber duke klikuar këtë link https://bit.ly/3y14YUM apo vizito: www.termokos.org/heatsave