Njoftim për qytetarë - Pastrimi gjeneral i rrugëve "Mujë Krasniqi" dhe "Veli Dedi"

- 09 Jun 2022

Të nderuar qytetarë,
Ju njoftojmë se të shtunën, me datë 11.06.2022, nga ora 09:00, Komuna e Prishtinës do të bëjë pastrimin gjeneral të rrugës "Mujë Krasniqi” dhe rrugës "Veli Dedi", me rrugët lidhëse, si dhe hapësirat tjera publike në këtë zonë.
Pas pastrimit, do të bëhet edhe rikultivimi i sipërfaqeve të gjelbëruara në këto hapësira.
U bëjmë thirrje banorëve të lagjes që në këtë ditë të mos i parkojnë automjetet në parkingun paralel me shiritat qarkullues të rrugës dhe as në trotuare për të mos penguar në realizimin e punimeve.
Lusim qytetarët të bashkëpunojnë sepse në rast të mos respektimit të këtij njoftimi nuk do të marrim përgjegjësi për dëmtime të veturave apo mjeteve tjera motorike të cilat nuk largohen nga rruga apo hapësirat rreth kësaj zone.
Ju falënderojmë për mirëkuptim!