Nënkryetarja, znj. Donjeta Sahatçiu priti kampionet e Kosovës nga KFF EP COM Hajvalia

- 10 Jun 2022

Nënkryetarja, znj. Donjeta Sahatçiu priti kampionet e Kosovës nga KFF EP COM Hajvalia, së bashku me Drejtorin e Sportit, z. Granit Rugova dhe bashkëpunëtorin, z. Kushtrim Mushica me rastin e fitores së çikave tona futbolliste nga Hajvalia me vetëm një vit pune, ku e përgëzuan ekipin, delegacionin e Klubit KFF EP-COM dhe aktivistin e lagjes dhe mbështetësin e pa ndalshëm Albatrit Matoshi, për suksesin e shënuar.

Sa shumë energji, ambicie e dëshirë me i vazhdu ushtrimet dhe me fitu tutje në Ligën e Kampionëve, garën më të rëndësishme evropiane në futboll si kampione të liçensuara.

Kryeqyteti do të ju ndërton fushën e re me kushtet më të mira që ju të vazhdoni të na përfaqësoni e të mburremi me ju. Përtej mbështetjes infrastrukturore, ne presim bashkëpunim në ngritjen e vetëdijes dhe motivimin e kyçjes profesionale së çikave të tjera në sport.