- 11 Jun 2022
Gëzuar të gjithë qytetarëve të Kryeqytetit, Ditën e Çlirimit të Prishtinës!
Në këtë ditë, 23 vite më parë, Prishtinës iu kthye shpresa, shpërblimi i brezave dhe sakrificave shumëvjeçare për më të shtrenjtën liri!
Kryetari, Rama, u mblodhë në një seancë solemne bashkë me dy Nënkryetarët, Donjeta Sahatçiu e Alban Zogaj, me drejtorët dhe me Asamblenë Komunale të Prishtinës.
Po në këtë seancë, për të nderuar kontributin e pashoq dhe dëshirën e guximin e tij për të tregu të vërtetën, gazetarin e njohur britanik Vaughan Smith, i cili i dha botës dëshmitë e para filmike të luftës së pamëshirshme që po ndodhte në vendin tonë, e shpallëm “Qytetar Nderi" të Kryeqyetit!