- 13 Jun 2022
Në emër të Kryeqytetit në kuadër të fokusit primar në agjendën digjitale, Nënkryetarja, znj. Donjeta Sahatçiu pranoi nga Banka Botërore planin e personalizuar të veprimit bashkë me raportin e vlerësimit të gadishmërisë për zbatim të zgjidhjeve të mençura (smart) të mobilitetit (lëvizshmërisë).
Raporti shpërfaq mangësitë dhe ekosistemin e varfër të shërbimeve të mobilitetit, por njëkohësisht tregon mundësitë e mëdha për veprime të duhura.
Pjesë e planit të personalizuar të veprimit është edhe zhvillimi me protokole për të dhëna të hapura - nga sistemi për menaxhimin e transportit, menaxhimi i trafikut e deri tek siguria në rrugë.
Më e rëndësishmja, ideim dhe zbatim me mendësinë e metropolit, jo të qytetit.
Falenderojmë ekipin e Kryeqytetit, përfaqësuesit e Trafikut Urban Prishtinë, përfaqësuesit e transportit publiko-privat dhe World Bank për qasje shumë konstruktive dhe mbështetëse në zhvillimet e reja të qytetit të mençur (smart).