Publikohet lista e plotë e pjesëmarrësve të Manifesta Biennial 14 Prishtina

- 17 Jun 2022

Është shpallur lista e plotë e pjesëmarrësve të Manifesta Biennial 14 Prishtina, e cila do të mbahet prej 22 korrikut të këtij viti.

Ky edicion i Manifestës përmban një prej listave më të mëdha me pjesëmarrës deri më tani. Me 102 pjesëmarrës, një ekspozitë tematike shtatë-katëshe në Hotelin Grand dhe 55 ndërhyrje artistike dhe urbane – 43 prej të cilave janë punë të reja – kjo verë në Prishtinë do të jetë vërtetë e paharrueshme!